Ai dyshohet se ka marrë para nga një nxënëse e shkollës, theksojnë nga Sektori për Punë të Brendshme të Ohrit.
Më 26.03.2024, zyrtarë policorë nga SPB e Ohrit kanë privuar nga liria S.R.(19) nga Ohri, nxënës në shkollën e mesme në Ohër. Ai dyshohet se i ka marrë para një nxënëse të shkollës.
Paratë iu gjetën dhe iu kthyen pronarit.
Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të dorëzohet kallëzim përkatës, bëjnë të ditur SPB Ohër.