Dje (24-mars) në ora 13:30 në SPB-Tetovë është raportuar se në kryqëzimin e rrugëve “Ilinden” dhe “Sedek Kostovski” në Gostivar, një motoçikletë me targa të Gostivarit e drejtuar nga 49-vjeçari L.L. nga Çajlja e Gostivarit ka dalë nga rruga. Në aksident motoristi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm “Ferid Murad” në Gostivar. Një ekip nga Sektori i Punëve të Brendshme të Gostivarit ka kryer inspektimin në vendin e aksidentit.