E godet në kokë plumbi “qorr’, lëndohet rëndë një person nga fshati Brezë i Shkupit


Me datë 23.03.2024 në ora 18:52 në SPB Shkup, nga Spitali i Përgjithshëm i Qytetit të Shkupit “Shën Naum Ohridski” është raportuar se me lëndime nga një plumb qorr ka ardhur А.С.(29) nga fshati Brezë i Shkupit.

Sipas njoftimit, rreth orës 17:30 në rrugën për në fshatin Haraçinë të Shkupit, është ndalur në një çezmë, ku ka ndjerë një goditje në kokë dhe ka rënë.

Po merren masa për zbardhjen e rastit.Pa Censurë