Administrata e Biden tha të mërkurën se do t’i japë Intel gati 20 miliardë dollarë grante dhe kredi, duke rritur prodhimin vendas të çipave gjysmëpërçues të kompanisë dhe duke shënuar shpenzimet më të mëdha të qeverisë për të subvencionuar prodhimin e çipave të fundit.
Biden do të shpallë një marrëveshje paraprake për 8.5 miliardë dollarë grante dhe deri në 11 miliardë dollarë kredi për Intel në Arizona. Një pjesë e fondeve do të përdoret për ndërtimin e dy fabrikave të reja dhe modernizimin e një ekzistuese. Sekretarja e Departamentit të Tregtisë, Gina Raimondo e quajti atë një “marrëveshje të jashtëzakonshme” dhe një nga investimet më të mëdha ndonjëherë në prodhimin e gjysmëpërçuesve në SHBA.