Aleanca për Shqiptarët vendos për pjesëmarrje në referendum?!

Aleanca për Shqiptarët pritet që sot të vendos lidhur me referendumin për emrin që do të zhvillohet më 30 shtator.

Kuvendi Qendror i kësaj partie sot në Shkup do të marrë vendim për referendimin, se si do të veprojë, pro, kundër apo duke abstenuar.

Kreu i kësaj partie Ziadin Sela pas mbledhjes së Kuvendit do të shprehë qëndrimin partiak.

Nga kjo parti kanë theksuar pakënaqësi lidhur me pikat dhe çështjet e marrëveshjes që anashkalojnë shqiptarët. Por pas shumë debateve sot do të kumtohet vendimi se kjo parti a do përfshihet ose jo në fushatë.