Tragjedi në familjen Kardashian-Jenner, motra e Kris ndërron jetë papritur


Kris Jenner ka njoftuar se motra e saj e vogël, Karen Houghton ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare.

“Me dhimbje dhe hidhërim të thellë ju njoftoj se motra ime Karen ndërroi jetë papritur ditën e djeshme”, shkroi ylli i serialit “Kardashians” në një postim me fotografitë e së ndjerës.

“Zemra ime është pikëlluar për nënën time MJ dhe mbesën Natalie dhe lutem që Zoti të na udhëheqë në këtë moment të vështirë. Karen ishte e bukur si jashtë, edhe brenda”.

68-vjeçarja shkroi se do ta kujtonte gjithnjë të motrën si njeriun “më të ëmbël, të mirë, të ndjeshëm dhe gazmor”. “Ajo ishte gjithnjë mirënjohëse dhe falenderuese për jetën e saj, çmonte familjen dhe miqtë e sidomos vajzën e saj të bukur”. Kris shtoi se motra “ruan një vend të rëndësishëm në vendin e saj”.

Shkaku i ndarjes nga jeta të Houghton nuk është bërë ende i ditur. Megjithatë, TMZ citon burime të autoriteteve dhe shkruan se ka ndodhur për shkaqe natyrale.

Pavarësisht postimit të Kris, duket se motrat dikur nuk kanë shkuar mirë me njëra-tjetrën. Karen është shprehur më parë se e motra nuk e telefononte dhe “ishte shumë serioze”. Nuk dihet nëse marrëdhënia e tyre u përmirësua përpara vdekjes së Houghton. Postimi i tyre i fundit së bashku i përket vitit 2019 në një foto familjare Krishtlindjesh./tvklan.al