Nëna 42-vjeçare në Krujë, lind vajzën dhe e flak të gjallë duke i marrë jetën

Tmerr në Krujë me një nënë monstër që e lindi fëmijën e saj dhe e flaku të gjallë në lumë ku u gjet e vdekur.

Ngjarja makabte ndodhi kur gruaja 42 vjeçare sot në mëngjes ka lindur një fëmijë dhe menjëherë më pas e ka futur në një qese dhe e ka hedhur në breg të lumit të Tapizës.

Këtë veprim e ka bërë me pretendimin se foshnja, një vajzë, lindi e vdekur.

Por e vërteta u zbulua sot në drekë, disa orë pasi u krye akti i rëndë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ndaluan shtetasen L. K., 42 vjeçe, banuese në Tapizë, për veprën penale “Vrasja e foshnjes”.

Kjo shtetase, ditën e sotme, rreth orëve të mëngjesit, dyshohet se pasi ka lindur foshnjen në ambientet e banesës së saj, duke pretenduar se ka lindur e vdekur, e ka futur në një qese dhe më pas e ka hedhur në bregun e lumit të Tapizës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.