Një person nga Likova ka vozitur me shpejtësi 146 km/h, në vendin ku lejohet 50 km/h – policia e dënon rëndë

Sot rreth orës 10:15 në rrugën rajonale Kumanovë – Shkup, në afërsi të fshatit Umin Dol, Kumanovë, zyrtarët policorë të Njësisë mobile për siguri në komunikacionin rrugor kanë ndaluar automjetin e udhëtarëve “Volkswagen Golf” me targa të Kumanovës, i drejtuar nga L.R. nga komuna e Likovës.

Gjegjësisht, në orën e caktuar me mjetin special, i ashtuquajturi “përgjues” i MPB-së, është konstatuar se personi ka qenë duke e drejtuar mjetin me shpejtësi 146 kilometra në orë në një vend ku shpejtësia maksimale e lejuar është 50. kilometra në orë.

Policia tha se ndaj personit është ngritur urdhërpagesë për kundërvajtje dhe do të përballet me sanksionin e paraparë ligjor.Pa Censurë