Kontrabanda e telefonave të shtrenjtë në Shkup, VMRO-DPMNE: Dogana po hesht, po mos të ishte policia ato telefona do të përfundonin në tregun e

Nga VMRO-DPMNE kanë reaguar në lidhje me konfiskimin e disa telefonave, lap topëve dhe aksesorëve të ndryshëm nga ana e policisë. Nga VMRO-DPMNE thonë se po mos të ishte policia, dogana do ta fshihte këtë rast, duke pyetur nëse drejtori Stefan Bogoev ka lejuar një veprim të
këtillë.

“A lejoi Bogoev kontrabandë me 1200 kg telefona të shtrenjtë? Pse hesht Dogana për një skandal prej qindra mijëra eurosh? Në vend që Drejtoria e Doganave të njoftojë opinionin se policia në aksion ka penguar kontrabandën e telefonave, të cilët kanë kaluar nën kontrollin e tyre, kjo mësohet nga mediat. Domethënë një kombi plot me telefona të shtrenjtë, d.m.th. me pako të rënda 1.200 kg janë kapur në autostradën Petrovec – Shkup pasi kishte kaluar tashmë në doganë, e cila kishte regjistruar se po transportoheshin mallra të tjera e jo telefona. Nëse nuk do të ishte aksioni i policisë, 1200 kg telefona të shtrenjtë do të kishin përfunduar në tregun e zi. Nëse bëni një matematikë të thjeshtë dhe konsideroni se në automjet kishte vetëm 1.200 telefona, të cilët do të shiteshin me një çmim prej 500 deri në 1000 euro, arrini në një shumë prej mbi gjysmë milioni deri në një milion euro. Kjo është një krim i rëndë, i cili është padyshim është bërë në bashkëpunim me autoritetet”, thonë nga VMRO-DPMNE.