CILËT JANË FANATIKËT E PRO REFERENDUMIT DHE TË “DËRZHAVËS” FYROM?


Medai Shaholli
Fanatikët e pro referendumit dhe të “dëzhavës” FYOM, përveç pinjollëve të titizmit (“partizanëve”) të Gligorvit e Zajkos, janë edhe integristët e xhak Alisë, besprerët të Besës, me sa duket dhe të Aleancistët e dr.Xhufkës që deri më tani ka ndenjur anash .
Ata kanë nisur fushatën duke i trembur shqiptarët
me parullën e stisur që thotë, “nëse bojkotoni referendumin vendi do të izolohet për pasojë “dërzhava” do drejtohet nga rusët”.
Ky është gogoli rus që ata i frikësojnë shqiptarët dhe i bënë ata t’i tremben për rrezikut rus.
Praninë ruse në vend nuk e zhbëjnë dot integristët apo besëprerët, ata janë ulur këmbëkryq në zyrat e Ivanovit dhe Zajkos me politikën e tyre të pansllavizmit. Përse nuk e kanë ngritur si problem këtë rrezik më parë?
Nuk ka pse të na trembin me gogolin rus integristët e xhak Alisë apo të tjerë si ata, pasi pro rusin dhe pansllavistin e kanë në krye të qeverisë vetë kryeministrin Zajko.
Shqiptarët nuk kanë çfarë të humbasin më shumë se kaq ,ata janë përjashtuar nga marrëveshja e Prespës si inekzistent.Shqiptarëve u është mohuar ekzistenca me ligjin themeltar të shtetit siç është kushtetuta.
Ne gjendemi të prangosur në fund të pusit dhe se më keq sa kjo s’ka ku të vej më.
Pandaj votimi pro referendumit nuk na zgjdh prangat e skllavit në fund të pusit, por legjitimon skllavërinë e re edhe me aminin e europës shtrigë.

Bojkoti nuk e izolon “dërzhavën” nga eurointegrimet,
por politika dhe qëndrimi shovenist e antishqiptar i të dyja krahëve të bllokut sllav, si SDSM-ja ashtu dhe VMRO-ja, që janë një monedhë me dy anë.
Shqiptarët janë pro integrimeve europiane por jo me
këtë marrëveshje që nuk njeh shqiptarët si kombshtetformues i barabartë dhe si gjuhë zyrtare shqipe. Ndaj dhe gjarpri Zajko përpiloi së bashku pyetjet nëse pranoni marrëveshjen e Prespës dhe a jeni për integrimet europiane, dhe nuk i ndau veç e veç pyetjet kësisoj;
1. Nëse pranoni marrëveshjen e Prespës?
2.A jeni për integrimet europiane?
Nëse pyetjet do ishin të ndara shqiptarët do të dilnin në referendum dhe do të votonin pro integrimeve europiane dhe kundër marrëveshjes së Prespës që mohon identitetin kombëtar shqiptar dhe gjuhën shqipe.
Ja kjo është “hileja”e gjarprit Zajko me pyetjet e
referendumit dhe me gogolin rus që do ardhkësh nëse bojkotohet referendumi sipas subjekteve politike shqiptare servile të pushtetit.

Partitë politike shqiptare me këtë fushatë pro referendumit shkelën interesat kombëtare dhe identitetin shqiptar, në emër të integrimeve europiane.
Kostumi me flamur europian nuk e fshin dot aktin e nënshkrimit të tradhëtisë me miratimin e marrëveshjes së Prespës.