Sot rreth orës 11:00 në autostradën “Miqësia”, afër Gjevgjelisë, zyrtarë policorë kanë privuar nga liria K. Sh. (24) nga fshati Studeniçan i Shkupit, pasi me veturën e tij të pasagjerëve “Porsche” me targa të Shkupit po transportonte gjashtë persona – migrantë nga Kina.
Në një shenjë ndalimi të dhënë nga punonjësit e policisë, ndaj K.SH ai nuk e ka ndaluar veturën dhe ka vazhduar lëvizjen, pas së cilës ka humbur kontrollin dhe ka goditur një shtyllë elektrike pranë një karburanti. Në automjet janë gjetur gjashtë persona nga Kina, dy prej tyre janë dërguar në spitalin e Gjevgjelisë për ndihmë mjekësore.
Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se K.SH. ka kryer veprën “kontrabandim me migrantë” nga neni 418-b paragrafi 2 të Kodit Penal, i hiqet liria, është njoftuar prokurori publik nga Prokuroria Publike për QKK Shkup, sipas udhëzimeve të të cilit do të bëhet kallëzim penal.