Mediat serbe: Burri që ka plagosur një grua serbe dhe më pas është vetëvra është 52-vjeçari nga Tetova e Maqedonisë


Ngjarja e rëndë që ka ndodhur në pikëpagesën afër Preshevës siç bëjnë të ditur mediat serbe është shkaktuar nga një 52-vjeçar me kombësi shqiptare nga Tetova e Maqedonisë

Është në rrezik jeta e një gruaje e cila u plagos nga të shtënat me armë në pikëpagesën në afërsi të Preshevës.

Bëhet fjalë për lëndime të shkaktuara nga të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacioneve, është qëlluar me armë zjarri J.V. (38) e cila është nga territori i Serbisë.

Burri (52) që e qëlloi është shtetas maqedonas me kombësi shqiptare nga Tetova.

Siç mëson Telegrafi serb, një shtetas i Maqedonisë fillimisht ka plagosur me armë zjarri një grua, e më pas ka qëlluar edhe veten.

Ai nuk ka mundur të u mbijetojë plagëve dhe ka ndëruar jetë në vend. Nuk dihen motivet e tentativës për vrasje dhe vetëvrasje.

Linku i lajmit Telegraf.rs