300 euro nata, 1 mijë euro gjithë ditën – Eskortat nga Amerika Latine “mësyjnë” Tiranën dhe Durrësin


Pesë vajza me origjinë nga Venezuela, Kolumbia dhe Spanja janë proceduar penalisht pasi ushtronin prostitucion në një banesë të marrë me qira në Durrës.

Zbulimi i kësaj ‘strehëze’ prostitucioni ka ardhur pasi një ditë më parë, njëra prej tyre u konfliktua me një klient nga Shijaku.

23-vjeçarja Darjana Linares, e lindur në Barcelonë, pas një konflikti me 39-vjeçarin Ismet Zoto, është hedhur nga kati i dytë i hotelit.

Për fat të mirë ajo ka shpëtuar pasi ka rënë në tendat e një lokali, por kjo ngjarje zbuloi prostitucionin që ajo ushtronte me shoqet e saj.

Në banesën që ato kishin marrë me qira, përveç prostitucionit, përdoreshin edhe lëndë narkotike.

Ka muaj që në Tiranë dhe Durrës janë përhapur me shumicë njoftime për eskorta. Njoftimet qarkullojnë në rrjete sociale dhe në telefona privatë.

Dita ka hyrë në profilin e njërës prej tyre që prezantohet me emrin MIA. Skeda qarkullon online.

Mia shkruan se është 19 vjeç, dhe se ofron shërbime seksuale në Tiranë.

Nëse futesh më tej në të dhënat e saj del se ajo është nga Brazili dhe se i pëlqen kuzhina kineze dhe sigurisht udhëtimet.

Ajo ka vendosur për kontakt një numër të kompanive celulare shqiptare dhe ofrohet për 300 euro ora, të cilat i kërkon cash.

Njoftime të tilla gjen përherë e më shumë.

Prostitucion ka patur edhe më parë por kjo valë e re ka një specifikë. Vajzat janë të huaja, kryesisht nga vende të Amerikës Latine dhe duket se i ka sjellë njëherazi e njëjta dorë organizuese.

Ato janë vendosur në zona të ndryshme të Tiranës dhe Durrësit, kryesisht afër qendrës.

Janë dashur ngjarje si kjo e Durrësit që situata të ekspozohet për publikun e gjerë.