Vetura del nga rruga dhe përfundon në ujërat e liqenit të Ohrit


Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski, i cili ka bërë të ditur se rasti është raportuar në ora 05:30 në DPB Strugë.

– Automjeti i udhëtarëve “Ford” me targa të Ohrit, i drejtuar nga N.E.(43) nga fshati Orllancë i Shkupit, i cili ka qenë duke lëvizur në rrugën “Partizanska” në Strugë, ka dalë nga rruga dhe ka rënë në ujërat e liqenit të Ohrit. Nuk ka persona të lënduar, tha Dimoski.

Pas kontrollit, vetura është nxjerrë nga ekipet e Njësitit Territorial të Zjarrfikjes nga Struga. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.