Mickoski: 61 deputetë – Për të qeverisur pa shantazhe dhe pa diktate


Misioni ynë është fitorja bindëse dhe me 61 deputetë. Ky ishte mesazhi i liderit të VMRO-DPMNE-së gjatë Konventës promovuese të Gordana Siljanovska Davkovës si kandidate për Presidente të vendit.

Sipas Mickoskit janë tri arsye përse VMRO-DPMNE-ja kërkon t`i fitojë 61 deputetë në zgjedhjet parlamentare të 8 Majit.

“Kjo fitore patjetër të jetë me 61 deputetë dhe kjo duhet të jetë misioni ynë I përbashkët. 61 deputetë për reforma ekonomike, 61 deputetë për drejtësi dhe përgjegjësi për ata që kanë bërë krime dhe 61 deputetë që të sigurtë të qeverisim me institucionet, pa shantazhe dhe diktate” – tha Mickoski.

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka promovuar dhjetë postulate, se si duhet të jetë presidenti i vendit. Spikat postulati numër 5, ku përmenden edhe marrëveshjet ndërkombëtare të vendit.

“Duhet t`I jepet fund negociatave dhe marrëveshjeve politike që prekin cështjet esenciale të ekzistencës sonë si popull dhe shtet. Presidenti duhet të jetë diga para vërsuljes së propagandave dhe tentativave për të gjymtuar identitetin maqedonas. President që mbron veçantinë e Maqedonisë dhe popullit maqedonas, e jo bashkëpjesëmarrës me justifikime për lëshime dhe marrëveshje të dëmshme” – tha Mickoski.

VMRO-DPMNE-ja zyrtarizoi kandidaturën e Profesores, Gordana Siljanovska Davkova për zgjedhjet Presidenciale. Gjatë fjalimit, ajo përmendi disa zotime, të hiqet pragu prej 40% në rrethin e dytë, të rregullohet pjesa e mandatarit për qeverinë e re, për fushën e pushtetit lokal, situatës së jashtëzakonshme dhe të luftës si dhe saktësimin e kompetencave të Presidentit, vecanërisht faljet. /tvklan.mk/