Një i vdekur dhe një i plagosur është bilansi i aksidentit të djeshëm në rrugën Gostivar-Kërçovë


Mbrëmë vonë në rrugën Kërçovë – Strazhë ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku, me ç’rast vetura ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga dhe më pas ka rënë në lumë.

Sipas informacioneve fillestare jozyrtare, një person ka humbur jetën dhe një tjetër po lufton për jetën.

Nuk ka ende konfirmime zyrtare për viktima dhe të plagosur.