Mbrëmjen e djeshme (29-shkurt), rreth orës 20:50, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë, në rrugën “Vëllezrit Milladinovi” në Tetovë, kanë privuar nga liria 18-vjeçarin E.M. nga Tetova. Gjatë bastisjes së realizuar me urdhër të gjykatës, në shtëpinë e tij janë gjetë dhe konfiskuar për ekspertizë marijuanë dhe fara. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të përpilohet parashtresë përkatës.