Ish-ushtari i UÇK-së, Zaim Xheladini, i punësuar në Unversitetin e Tetovës është shprehur kundër diskriminimit që u ka bërë qeveria, duke mundësuar rritje të pagave vetëm për Universitetin “Shën Kiril dhe Metodi”në Shkup.
Ai ka vite që punon me një pagë minimale dhe mezi mbanë familjen.
Zaimi kërkon që qeveria të nënshkruaj marrëveshje kolektive edhe me UT-në, për rritjen e pagave të tyre.
“Ne nuk jemi Universitet privat. Edhe ne jemi shtetëror. Ky diskriminim është i pa pranueshëm”, thotë ai.
Përndryshe, marrëveshja ekskluzive me Universitetin “Shën Kirili dhe Metodi” dhe autoriteteve qeveritare parasheh rritja të rrogave për 22 % për tre mijë profesorë, asistentë, administratorë dhe persona teknikë, duke filluar nga ky muaj.(INA)