Një bankë është grabitur në lagjen Ilinden të Shkupit.
Sipas informacioneve fillestare është vjedhur një sasi e madhe parash, ndërsa i dyshuari ka qenë i maskuar dhe i armatosur.
Siç raportohet, nga ngjarja nuk ka persona të lënduar. Identiteti i grabitësit nuk dihet, i cili sipas dëshmitarëve okularë të ngjarjes është larguar me para në drejtim të panjohur.
Aktualisht policia po kryen hetime, ndërsa gjatë ditës priten informacione zyrtare për ngjarjen nga Ministria e Punëve të Brendshme.