Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku në rrugën Kavadar-Rosoman. Nga një përplasje e drejtpërdrejtë mes dy automjeteve kanë mbetur të plagosur tre persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë.
– Dy persona janë të moshës rreth 23 vjet, njëri është më i moshuar, njoftoi Zjarrfikësja nga Kavadari në profilin e saj në FB pas ndërhyrjes, nga e cila ndau edhe foto.
Njësia zjarrëfikse Kavadar ka dalë në terren me 8 zjarrfikës, 2 automjete për ndërhyrje teknike dhe 1 autoambulancë.
Të lënduarit janë nxjerrë nga automjetet e tyre dhe janë dërguar për ndërhyrje mjekësore.