I caktohet paraburgim 36-vjeçarit nga Shkupi, i cili kishte gjuajtur me armë ndaj një personi dhe e kishte plagosur në këmbë

Me datë 23.02.2024 SPB Shkup deri te PTHP ka paraqitur kallëzim penal kundër A.K. (36) nga Shkupi për vrasje në tentativë. Me datë 22.02.2024 rreth orës 14:20 në Shkup, nëpunës policorë nga Njësiti i policisë intervenuese pranë SPB Shkup e kanë privuar nga liria A.K.(36) nga Shkupi, duke vepruar pas raportimit paraprak se rreth orës 14:00 në një objekt hotelerie në rrugën “Kemal Sejfulla” në Shkup ka qëlluar me armë zjarri E.S. dhe i ka lënduar këmbën. Kundër A.K. është parashtruar kallëzim penal në PTHP të Shkupit dhe gjykatësi nga Gjykata Themelore Penale Shkup i ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh.