Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se dje rreth orës 17:30, në rrugën magjistrale Ohër-Kërçovë janë arresuar 48-vjeçari G.A. dhe 54-vjeçari U.I., të dy nga fshati Forinë i Gostivarit. Policia fillimisht në veturën e tyre ka gjetur kokainë, kurse pas bastisjeve, ka gjetur sërish kokainë në vendbanimin e tyre.
“Gjatë kontrollit në automjetin e pasagjerëve “Volkswagen Fox” me targa të Gostivarit, i cili drejtohej nga G.A., ndërsa pasagjer ishte U.I., u gjet kokainë. Më vonë, në ora 23:50, me urdhër të gjykatës, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë bastisur shtëpinë e U.I. në fshatin Forinë, ku u gjet kokainë dhe një peshore dixhitale”, thuhet në njoftimin e MPB-së.Pa Censurë