Një person është gjetur pa shenja jete para rreth 1 ore në një motel në Ferizaj dhe akoma nuk dihet shkaktari i vdekjes së tij.
Siç merr vesh Sinjali, viktima është i moshës 61-vjeçare dhe u gjet në njërën nga dhomat e motelit, ku kishte qëndruar bashkë me një grua.
Në vendin e ngjarjes, ekipi mjekësor e ka konstatuar vdekjen tij, pas ekzaminimeve për shenja vitale.
Ndërkohë, tashmë kanë intervenuar edhe njësitë përkatëse, ndërsa veprimet e tjera do të ndërmerren në koordinim me Prokurorin e Shtetit.