Kryetari i Kuvendit Jovan Mitreski sot pasdite i shpalli zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare 2024. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale është caktuar për 24 prill, ndërsa raundi i dytë së bashku me zgjedhjet parlamentare më 8 maj.
“Sot, në përputhje me kompetencat e mia kushtetuese dhe afatet e parapara me kushtetutë, nënshkrova vendimet për shpalljen e zgjedhjeve për president të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe për deputetë në Kuvend. Siç dihet, raundi i parë i zgjedhjeve të shtata presidenciale në vend do të mbahet më 24 prill 2024, ndërsa raundi i dytë i zgjedhjeve presidenciale do të jetë në të njëjtën ditë me votimin për zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare, pra më 8 maj”, ka thënë Mitreski.
Sipas Kodit Zgjedhor, afatet për zbatimin e veprimeve zgjedhore fillojnë nga dita e botimit të Vendimit në Gazetën Zyrtare.