Sot në Kuvend pritet zgjedhja e ministrave të rinj Ilir Demirit në MSH dhe Naim Bajramit në MSHIA


Pas votimit në Kuvend me të cilin Mexhiti dhe Aliu u shkarkuan nga postet e tyre, që ndodhi rreth mesnatës së të premtes, kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski, njoftoi se seanca, në rendin e ditës së së cilës ishte zgjedhja e ministrave të rinj në do të vazhdonte të hënën, pra sot në orën 11.

Kuvendi sot duhet të vazhdojë seancën e 143-të, e cila filloi të premten dhe në të cilën pas një diskutimi gati njëditor, ministrat e Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu, nga radhët e Aleancës për Shqiptarët, u shkarkuan nga puna.

Për pozitën e ministrit të Shëndetësisë është propozuar drejtori aktual i Spitalit Klinik në Tetovë, Ilir Demiri, ndërsa për Ministër për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Naim Bajrami.

Propozimi për emërimin e Demirit dhe Bajramit në zëvendësimin e ministrave aktualë erdhi nga Aleanca për Shqiptarët pas një përçarjeje partiake në të cilën Medhiti dhe Aliu dolën në anën e kreut të partisë Arben Taravari në vendimin e AA-së për të bërë koalicion me partitë opozitare shqiptare në zgjedhjet e ardhshme.