“Vendi më i rrezikshëm në Tokë”, Ekspertët: Lufta me Rusinë mund të nisë nga ky korridor në Evropë

Ministri danez i Mbrojtjes, Troel Lunn Poulsen, ka thënë se një konflikt ushtarak midis NATO-s mund të fillojë në pesë vitet e ardhshme.

“Nuk mund të përjashtohet që brenda tre deri në pesë vjet Rusia të provokojë nenin e pestë të NATO-s dhe solidaritetin e aleancës”, deklaroi zyrtari danez, duke shtuar se Kremlini “ka një dëshirë për ta bërë këtë”.

Sipas tij, Danimarka nuk ka gjasa së sulmohet drejtpërdrejt, por mund të përballet me kërcënimin e sulmeve hibride nga Rusia.

Javëve të fundit ka pasur paralajmërime të shumta për një konflikt të mundshëm nga Rusia.

Një zyrtar gjerman paralajmëroi se një konflikt me Rusinë mund të fillojë brenda një dekade. Por, ky nuk ishte alarmi i vetëm, pasi edhe një zyrtar i NATO-s deklaroi se mund të ndodhë një luftë gjithëpërfshirëse me Rusinë.

Duke mos u mjaftuar këto dy parlajmërime nga këto dy vende evropiane, shqetësime të tilla të ngjashme janë ngritur edhe nga Britania e Madhe.

Siç raportohet, konflikti mund të nisë nga korridori Suwalki, midis Bjellorusisë dhe Kaliningradit (koloni ruse).

Çfarë dimë për këtë korridor?

Korridori Suwalki është një brez toke prej 60 deri në 100 kilometra, nga të tria anët ky korridor kufizohet me Bjellorusinë, Lituaninë dhe Poloninë dhe rruga çon deri tek kolonia ruse, Kaliningrad.

Pas rënies së Bashkimit Sovjetik, Moska u përpoq të siguronte një kalim në anën polake të korridorit për në territorin e saj të sapo ndarë.

Përpjekja ishte e pasuksesshme. Në vend të kësaj, Rusia negocioi marrëveshje me BE-në për të siguruar transitin e qytetarëve dhe mallrave rusë përmes Lituanisë.

Siç raportohet, ekspertët e kanë përshkruar këtë korridor si “Thembra e Akilit”, “Pika më e dobët”, apo edhe “Vendi më i rrezikshëm në tokë”.