Një vrasje e tmerrshme trondit Serbinë, këtë herë në qytetin e Tutinit. Gjegjësisht, fatkeqi Nusret ka ndërruar jetë duke menduar se do të takohej me partneren e tij.
Mirëpo, ka rezultuar se mesazhin e ka dërguar ish-bashkëshorti i saj, për ta joshur të vinte për një takim. Aty e takuan tre persona dhe e rrahën.
Banorët e Tutinit dyshojnë se edhe gruaja është e përfshirë dhe se ajo e ka dhënë qëllimisht telefonin e saj që Nusret të mendonte se do ta takonte.
Trupi i Nusretit është gjetur në pusin në oborrin e të dyshuarit për vrasje. Ndërkohë, ai arriti të arratisej në Gjermani, pa e vënë re askush se kishte ndodhur asgjë.
I ndjeri është zhdukur të enjten dhe që nga ajo kohë është në kërkim për të. Goditja fatale i është shkaktuar në kokë, pas së cilës autorët me siguri e kanë hedhur në pus në tentativë për të mbuluar krimin.