Detajet/ Ishte në zyrë bashkë me pronarin, si mbeti i vrarë ekonomisti, autorët qëlluan mbi 15 plumba drejt firmës


Zbardhen të tjera detaje rreth ngjarjes së rëndë në Kurbin, ku u vra Selman Mihana.

70 vjeçari ishte me profesion ekonomist pranë firmës së inerteve.

Ai ishte në zyrën që ndodhet pranë oborrit të firmës së inerteve bashkë me pronarin Ardian Gjeloshi kur nga jashtë godinës nisën të qëllonin me automatik. Për pasojë nga plumbat u vra i moshuari, dhe u plagos pronari i tij, Ardian Gjeloshi.

Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi, mbi 15 plumba.