Me datë 07.02.2024 rreth orës 21:00 afër një hoteli në Gjevgjeli, zyrtarë policorë të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare dhe kontrolle kufitare Bogorodicë në Qendrën Rajonale për Çështje Kufitare Jug e kanë privuar nga liria A.M.(21) nga Shkupi. Rreth orës 20:00 në afërsi të fshatit Bogorodicë të Gjevgjelisë, zyrtarët policorë kanë vërejtur se emigrantët po hynin në veturën “Audi” me targa kombëtare të Kosovës, të cilën ai e drejtonte, pas së cilës i kishin bërë shenjë që të ndalojë. Ai nuk është ndalur dhe ka vazhduar lëvizjen në autostradën A1 në drejtim Gjevgjeli – Shkup dhe i ka zbritur emigrantët në afërsi të tunelit “Javorica”. Pas kësaj është kthyer në autostradën A1 në drejtim Shkup – Gjevgjeli dhe në orën 21.00 është ndaluar dhe privuar nga liria.
Pas kërkimeve në terren janë gjetur katër emigrantë nga Siria. Për ngjarjen është njoftuar prokurori publik dhe personi është ndaluar në stacionin policor. Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet një raport përkatës. Pa Censurë
Ballina Lajmi i Dites Arrestohet 21-vjeçari nga Shkupi, me veturën e tij transportonte emigrantë nga Siria