SPB Tetovë ka parashtruar kallëzim penal kundër A.N.(42) nga Tetova për shkak të dyshimit për veprën penale “mashtrim” dhe kundër A.K.(40) nga Tetova për shkak të ekzistimit të shkaqeve të dyshimit për veprën “falsifikim”. Më datë 23.07.2023, idenoncuar i parë A.N. me paraqitje të rreme të fakteve ka mashtruar të paditurën e dytë A.K. dhe për 1.104.000 denarë i ka shitur një veturë pasagjerësh, e cilëa ishte në kërkim nga Interpol Stokholm – Suedi. Më pas, i pandehuri i dytë ka bërë një dokument të falsifikuar, të cilin e ka përdorur gjatë pagesës së detyrimeve doganore ndaj shtetit.
Ballina Lajmi i Dites Ngritet kallëzim penal ndaj dy tetovarëve, Me dokumente të falsifikuara kishin tentuar...