Krenar Osmani është një atdhetar i jashtëzakonshëm e ndërkaq Arben Taravari një i lider i ndershëm.
Kështu i vlerëson Bekim Qoku nga Vetëvendosja në ClickPlus në TV21 dy personalitetet më të komentuar gjatë ditës, teksa komentoi situatën e fundit në Aleancën për Shqiptarët.
“Është një kryetar legjitim dhe i ndershëm…”, tha Qoku teksa foli për Taravarin.
Ndërkaq duke komentuar situatat e dhunës, është shprehur:
“Një me plumb, dy me kërcënimet që i ka bërë Krenar Osmani, atdhedashës, një patriot i jashtëzakonshëm aq sa e njoh unë”.
Ai bëri apel për qetësi dhe ftoi eksponentët e ASH-së të zgjidhin problemet me maturi dhe me forma demokratike, jo me dhunë.
Bëj apel për qetësi, për maturi për t’i zgjidhur këto probleme brenda Aleancës në mënyrë demokratike, sepse nuk i ka hije një partie demokratike në këtë kohë tani të bëj gjeste dhune me fishek para derës së një kryetari që unë e njoh me gradë morale shumë të lartë, me një qytetari të lartë, larg dhunës dhe një kryetar që është zgjedhur në mënyrë demokratike në kongres”, tha Qoku.
Akuzoi përkrahësit e Ziadin Selës se elektrizuan situatën.