Kërcënimi ndaj kryetarit të Aleancës për Shqiptarët z. Arben Taravari është një veprim çnjerëzor, anti evropian dhe kriminel, ka shkruar në Facebook, Bilall Kasami – Kryetar i Lëvizjes BESA
Të tentosh të frikësosh një kryetar partie, vetëm se ndan mendim ndryshe, do të thotë se shoqëria jonë ndodhet në një situatë tepër të rëndë të sigurisë, se sistemi i shtetit nuk funksionon dhe se demokracia është inekzistente.
Gjesti i sotëm ndaj z. Taravari tregon se pushtetit aktual i ka ardhur fundi dhe për të mbajtur karriget e tyre, tejkalojnë edhe veprimet diktatoriale ruse.
Me këtë veprim i dhatë edhe një forcë dhe vullnet më të madh opozitës dhe qytetarëve anti BDI që të jenë sa më aktiv dhe më 8 maj, regjimi hibrid LSDM-BDI të bjerë, kërcënuesve tu hapen dyert e burgut dhe qytetarët të lirohen nga kthetrat e diktaturës enveriste që po tenton çdo ditë e më tepër të instalohet në sistemin e shtetit.