Parandalohet një krim në familje në Mallakastër.
Burime nga policia bëjnë me dije se se në fshatin Çorrush, Mallakastër ka ndodhur një konflikt për motive pronësie ndërmjet V.L, 57 vjeç dhe N.L, 69 vjeç, vëllezër me njëri tjetrin.
Gjatë këtij konflikti, ka ndërhyrë edhe vëllai tjetër i tyre, shtetasi Z. L. dhe djali i shtetasit N.L, shtetasi B. L, të cilët kanë ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit V.L duke i shkaktuar atij dëmtime fizike dhe duke konsumuar kështu elemente të veprës penale “Dhunë në familje”.
Njëkohësisht, në vijim të këtij konflikti, djali i shtetasit të dëmtuat V.L, shtetasi F. L, ka dashur të hakmerret ndaj djalit të xhaxhait të tij shtetasit S.L, 39 vjeç (djali i shtetasit N.L dhe vëllai i shtetasit B.L), ku është konfrontuar fizikisht me këtë të fundit dhe ka tentuar ta vrasë me një sopatë por falë ndërhyrjes së policisë e cila neutralizoi autorin, nuk arriti ta vrasë por i ka shkaktuar dëmtime të rënda fizike.
Shtetasi S.L ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.
Në këto kushte u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Dhunë në familje” i shtetasve: Z. L, 66 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër.B. L, 26 vjeç, banues në Çorrush, Mallakastër. Si edhe u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” shtetasi: F.L, 22 vjeç, banues në Mallakastër.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprime të mëtejshme.