Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të vendimit të BQK-së për dinarin serb: Zgjidhja të negociohet në Bruksel

Ministria për Evropë dhe Punë të Jashtme e Francës, ka kërkuar pezullim të menjëhershëm të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës për largimin e dinarit serb nga tregu kosovar.

Parisi kërkon që të sigurohet më tepër kohë deri te zbatimi i këtij vendimi që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt.

“Franca shprehet e shqetësuar nga hyrja në fuqi e vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që autorizon vetëm euron për transaksione me para të gatshme në territorin e Kosovës. “Në mungesë të zgjidhjeve alternative deri më sot, Franca kërkon pezullimin e menjëhershëm të kësaj mase për të siguruar një periudhë të mjaftueshme tranzicioni”, thuhet në qëndrim.

Sipas tyre ky vendim është marrë nxitueshëm dhe që thonë se do të ketë pasoja në jetën e përditshme të komunitetit serb që jeton në Kosovë.

“U bëjmë thirrje autoriteteve kosovare që të gjejnë një zgjidhje të negociuar në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian”.