Aksident i rëndë në Itali, tetovari 27 vjeçar në rrezik jete


Një aksident i rëndë ka ndodhur në Itali ku një 27 vjeçar nga Tetova nga plagët e marra është dërguar në spital dhe është në rrezik jete.

Sipas informacioneve , ngjarja ka ndodhur kur në udhëkryq në Prato të Italisë afër Firenzës 27 vjecari nga Tetova ka kaluar pasiqë semaforët nuk kishin punuar ndërkohë një veturë tjetër e ka aksidentuar duke i shkaktuar dëme fizike dhe materiale të riut nga Tetova.

Mjekët thonë që është në rrezik që të ngelet edhe në karrocë pasiqë ka dëmtuar edhe boshtin kurrizor./Tetova1.info