U gjet i zhveshur dhe i masakruar, media italiane për shqiptarin: Dyshohej që ishte në lidhje me një burrë


Mediat italiane kanë publikuar detaje të reja lidhur me vrasjen e 39-vjeçarit, Bledar Dedjas. Ai u gjet i masakruar me thikë dhe me pantallonat e ulura mëngjesin e së dielës së 21 janarit, në një pyll në Paderno del Grappa.

Sipas medias Italiane “Il Gazzettino” dyshohet se shkak i vrasjes së tij, kanë qenë lidhjet homoseksuale të 39-vjeçarit. Duke qenë se ai u vra në një zonë ku shpesh çiftet takohen për pak më tepër privatësi hetuesit besojnë se kopshtari shqiptar mund të jetë futur në kurth nga personi me të cilin kishte rregulluar takimin për të kryer marrëdhënie seksuale.

Shqiptari ishte një përdorues i rregullt i aplikacionit të takimeve online dhe mund të jetë takuar aty dhe me personin që e ekzekutoi me 19 goditje thike.

Gjithashtu gruaja e tij kishte punësuar një detektiv privat, pasi dyshonte se i shoqi po e tradhtonte dhe donte të zbulonte të vërtetën.

Marrëdhënia e tyre ishte ftohur edhe pse asnjëri prej tyre nuk kishte vendosur t’i jepte fund.

Deri më tani lidhur me këtë ngjarje janë marrë në pyetje rreth 30 persona, ndërkohë që hetuesit po shqyrtojnë me detaje, telefonat, takimet mesazhet e çdo gjë lidhur me jetën e dyfishtë të Bledar Dedja. Pista kryesore e tyre është se kopshtari shqiptar mund të jetë futur në kurth nga personi me të cilin kishte rregulluar takimin për të kryer marrëdhënie seksuale.

Dhe se pikërisht në ato momente intime është sulmuar nga pas nga një person tjetër për çështje nderi.