Ish Miss-i nga Kavaja, Lorena Bërdufi, është ndarë nga jeta në moshën 18-vjeçare.


Lorena Bërdufi studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” dhe ishte maturante në vitin e fundit.

Sipas një njoftimi të bërë në faqen zyrtare të gjimnazit, ku dhe kanë shprehur ngushëllimet për të, mësohet se shkak i vdekjes së 18-vjeçares është bërë një atak në zemër.

“Maturantja Lorenë! Me hidhërim të thellë mëngjesin e sotëm në Gjimnazin “Aleksandër Moisiu”, mbërriti lajmi i trishtë dhe i hidhur i ndarjes tënde nga jeta. E bukura Lorenë në shpirt e në pamje, pjesëmarrëse në Mis Kavaja, vajzë e urtë dhe e edukuar, bijë e denjë e plot dashuri, ti Lorenë do t’u mungosh mësuesve, shoqeve, shokëve të shkollës sonë. do t’i mungosh klasës XII-6-te; do t’u mungosh prindërve e familjes. Lamtumirë e bukura Lorenë ! Zoti të deshi pranë vetes dhe Qofsh e Xhenetit 🙏”, thuhet në njoftim.

Familjarë e të afërm kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ikjen e Lorenës në moshë të re.

Ndërkohë, Lorena ka konkurruar në kompozicionin Miss Universe Albania 2023.

“Dua të plotësoj ëndrrën e familjes time dhe të familjes sime”, u shpreh 18-vjeçarja në intervistën prezantuese të kompeticionit të bukurisë.