Ministrit të Jashtëm Bujar Osmanit i ka lindur djalë. Këtë e ka njoftuar ai përmes facebookut.
Bujar Osmani
“Të dashur Miq,
Me zemra të mbushura me gëzim dhe mirënjohje, Valbona dhe unë jemi të lumtur të njoftojmë ardhjen në jetë të fëmijës tonë të tretë, Luanit. Emri i tij, simbolizon forcën dhe kurajon që shpresojmë t’i frymëzojmë atij, ndërsa i bashkohet , Elizës dhe Malit, në familjen tonë.
Lindja e Luanit forcon përkushtimin tim jo vetëm ndaj familjes sime, por edhe ndaj familjeve që shërbej.
Me përshëndetje të ngrohta”