Ka ndërruar jetë luftëtari i UÇK-së nga Tetova, Haxhi Bejtulla Dauti, ish-ushtar i brigadës 112 “Mujdin Aliu”.
“Njeriu që një jetë ia kushtoi veprimtarisë atdhetare.
Sikur të ia ndinte shpirti i Tij se në këto ditë bajrami do largohet nga kjo jetë dhe do takohet me Zotin e Vërtetë.
Dëshira e tij e fundit në këtë jetë ishte:
Më ofroni të veshi edhe njëher uniformën e lavdishme me të cilën uniformë janë të varrosur shokët e mi dëshmor.
Nderimet dhe përcellja e arkivolit për në shtëpinë e përhershme bëhet sot me 24. 08. 2018 në ora 13:00 pas namazit të Xhumasë në Reçicë të Tetovës.
I përjetshëm kujtimi për Ju Haxhi Bejtulla Dauti.”, kanë shkruar bashkëluftëtarë dhe familjarë.
Në emër të Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së u shprehim ngushllime familjes Dauti dhe bashkëluftëtarëve të Brigadës 112 “Mujdin Aliu”.