Policia e Tetovës ka ngritur kallëzim penal ndaj një noteri nga Tetova dhe një person tjetër të cilët në bashkëpunim kan arritur ti marrin tokën në vlerë prej 150.000 euro shkruan Pa Censurë.
Në deklaratën e policisë thuhet:
“SPB Tetovë ka paraqitur kallëzim penal kundër Z.Ç.(62) nga Tetova për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, “punë nga pakujdesia në shërbim” dhe “keqpërdorim i të dhënave personale. dhe kundër Sh. A. (52) nga Tetova për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për “keqpërdorim të të dhënave personale”, “falsifikim dokumentesh” dhe “dhënie deklarate të rreme”. I padituri i parë me datë 28.10.2022 në cilësinë e noterit ka vepruar nga pakujdesia gjatë kryerjes së shërbimit në atë mënyrë që duke keqpërdorur të dhënat personale të një personi nga Tetova, ka bërë të mundur nënshkrimin e një personi tjetër në emër të tij në librin e noterit në kolonën e nënshkrimit. Ndërsa i pandehuri i dytë ka keqpërdorur të dhënat personale të të dëmtuarës dhe pa pëlqimin e saj, në bashkëpunim me të pandehurin e parë, kanë bërë autorizim të falsifikuar në favor të tij, pas së cilës ai ka dhënë deklaratë të rreme dhe ka nënshkruar një deklaratë të noterizuar, me të cilën ka siguruar pa dijeninë dhe pëlqimin e të dëmtuarës një pasuri të paluajtshme prej rreth 30.000 m2. t’ia kalojë një personi nga Kosova. Me veprime të tilla personit nga Tetova i janë shkaktuar dëme materiale prej rreth 150.000 euro”.Pa
Censurë