Gjatë fundjavës policia u shqipton 20 shoferëve gjobë për kundërvajtje në Tetovë dhe Gostivar, 3 kapen në gjendje të dehur


Fundjavën e kaluar (20/21 janar) nga ora 22 deri në ora 04:00 në rajonin Tetovë-Gostivar është kryer kontroll aksion ndaj drejtuesve të mjeteve të cilët drejtojnë automjete nën ndikimin e alkoolit, në të cilin janë sanksionuar 3 drejtues mjetesh (TE-2 dhe GV- 1) tek të cilët është konstatuar alkool në organizëm, pra alkool në gjak deri në 1,5 promilë. Të tre vozitësit janë përjashtuar menjëherë nga komunikacioni dhe përkohësisht iu është hequr patentë shoferi, ndërsa ndaj tyre janë shqiptuar gjoba, të cilat për këtë lloj kundërvajtje variojnë nga 225 deri në 375 euro në denarë. Gjatë kontrollit janë sanksionuar edhe 20 (TE-16 dhe GV-4) kundërvajtje tjera në trafik.

Ndërkohë janë shqiptuar edhe 20 dënime për kundërvajtje tjera si raporton SPB Tetovë
Dje (21-janar) nga ora 08:00 deri në orën 20:00 në zonën e SPB-Tetovë janë zhvilluar aktivitete të intensifikuara kontrolluese për shpejtësinë me të cilën lëvizin automjetet. Gjatë kontrollit janë zbuluar dhe sanksionuar 20 automjete, gjegjësisht drejtues (TE-16 dhe GV-4) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë vendbanimit, nga të cilat 16 (TE-12 dhe GV-4) me më shumë se 50 deri më 70 kilometra në orë. Përveç këtyre, janë sanksionuar edhe 4 drejtues mjetesh (TE) të cilët kanë tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar në vendbanim, si dhe 21 kundërvajtje të tjera në komunikacion (TE-20 dhe GV-1), ndërsa për të gjithë kundërvajtësit janë përgatitur parashtresat përkatëse, të cilat varësisht nga madhësia e tejkalimit variojnë nga 45 deri në 400 euro në kundërvlerë në denarë.