Shqipëria, ndër shtetet me konsumin më të ulët të alkoolit

Shqipëria dhe Maqedonia janë vendet me konsumin më të ulët të alkoolit për frymë. Sipas të dhënave të përpunuara nga portali “Our Wolrd in Data” dhe të publikuara nga Banka Botërore, konsumi mesatar për frymë për popullatën mbi moshën 15 vjeçare në Shqipëri është 6.6 litra.

Konsumin më të ulët për frymë në rajon e ka Maqedonia, ku sipas hartës interaktive të portalit konsumi për frymë në Maqedoni për të njëjtën grupmoshë të popullatës është 5.7 litra.

Konsumi i ulët i alkoolit, referuar dhe të dhënave të përpunuara nga portali i të dhënave, është tipar i vendeve më të ardhura të ulëta.

Mesatarja botërore e konsumit të alkoolit në vendet me të ardhura të ulëta sipas të dhënave të Bankës Botërore (2015 është viti ku ka të dhëna të vlefshme për të gjitha ekonomitë botërore) është 4.2 litra, apo rreth 2 litra më pak se në Shqipëri.

Konsumin më të lartë për frymë të alkoolit në rajon e ka Serbia, ku sipas të dhënave është 12.9 litra, apo sa dyfishi i konsumit të tij në Shqipëri.

Më pas renditet Mali i Zi, ku konsumi i alkoolit për frymë për grupmoshën mbi 15 vjeç, me 11.5 litra për frymë dhe Bosnja me 7.5 litra për frymë (rreth 1 litër më shumë se në Shqipëri)./Pacensure