Vrasja e 18 vjeçarit nga Podujeva ka tronditur vendin. Pas publikimit të videos nga momenti kur shihen dy të rinj duke rrahur brutalisht 18 vjeçarin i cili ndërroi jetë disa ditë pas ngjarjes, ka ngjallur shumë reagime.
Ndër to edhe avokati kosovar Tomë Gashi. Ai ka kërkuar që për veprat e rënda penale duhet të kthehet dënimi me vdekje.
“Per vepra ma te randa penale pa e kthy demimin me vdekje Shqiptaret nuk mushen mend !”, shkruan ai në Facebook
Burgimi i përjetshëm është dënimi më i rëndë në Kosovë, i cili mund të shqiptohet në rast të kryerjes së një prej 36 veprave penale.