Serbia merr masa rritjen e popullsisë: Jep 4300 euro për lindjen e fëmijës së parë dhe mbi 5000 euro për të dytin

Shtesa prindërore për fëmijën e parë të lindur në Serbi do të rritet nga 378,000 në 500,000 dinarë (4300 euro), në përputhje me politikën e vendit për rritjen e numrit të lindjeve.

“Kur të lindë fëmija i parë, ata do të marrin nga shteti – dhe nuk po flas për përfitime shtesë nga pushteti lokal – 500 mijë dinarë, ndërsa për të dytin nuk do të marrin më 460 mijë dinarë, por 600 mijë dinarë”. Për fëmijën e tretë dhe të katërt, ato masa do të jenë më serioze dhe do të marrin më shumë para”, tha presidenti serb Aleksandar Vuçiq sonte në Beograd në prezantimin e projektit “Kërcim drejt së ardhmes 2027”.

Ai theksoi se nënat me edhe më shumë fëmijë do të marrin çmime shtesë, speciale “për të ditur se janë krenaria e shoqërisë dhe të mos jenë subjekt i talljeve dhe kritikave”.

“Ne e ngritëm normën totale të lindshmërisë, nga 1.46, që është në prag të zhdukjes së Serbisë, në 1.63, që është e keqe, por më pak e keqe në të gjithë rajonin. Synimi ynë është që deri në fund të vitit 2027 ta ngremë atë normë lindshmërie në 1.75”, tha presidenti i Serbisë.