Më 18.01.2024 në orën 12.45 në rrugën magjstrale Gostivar-Kërçovë, tek “udhëkryqi i qelqores”, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë – Stacioni policor për sigurinë e trafikut rrugor – Gostivari kanë arrestuar 34-vjeçaren Gj.B. nga Kumanova, e cila së bashku me dy fëmijët e saj të mitur u gjet duke lypur lëmoshë. Pas dokumentimit të çështjes, kundër saj do të përgaditet parashtresë përkatëse.