Një fëmijë katër vjeçar sillet në Klinikë në gjendje të rëndë – është rrahur

Në Spitalin Klinik në Shkup mbrëmë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore është sjellë një fëmijë katërvjeçar nga Strumica.

Sipas informacioneve, fëmija është rrahur. Për ngjarjen është njoftuar inspektori i delikuencës për të mitur nga Departamenti i Çështjeve Penale në DPB -Qendër dhe Bit Pazar, dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit do të vijojë raporti përkatës.