Me datë 17.01.2024 në ora 01.55 në një lokal të basteve sportive në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin SN (32) nga fshati Novosellë, komuna e Zhelinës.
Ai u kap në tentativë për të kryer “vjedhje të rëndë” në lokalin e basteve dhe i është gjetur dhe marrë objekti që ka përdorur për të hapur derën. Personi është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës.