Policia ngre kallëzim penal ndaj 35-vjeçarit nga Shkupi i cili puntonte taksist pa licencë adekuate


Policia njofton se ka ngritur kallëzim penal ndaj tridhjetë e pesë vjeçarit N.S. nga fshati Marino, komuna e Ilindenit – Shkup, për shkak të ekzistimit të dyshimit për veprën penale “operim i transportit publik pa licencë”.

Me datë 13.12.2023, në rrugën lokale nga fshati Bogorodica, Gjevgjelisë- fshati Stojakovë, Komuna Bogdancit nga ana e punonjësve policorë është kontrolluar automjeti i udhëtarëve “Skoda Octavia” me targa të Shkupit, të cilin e drejtonte 35-vjeçari, dhe konstatohet se se kryente transport publik të pasagjerëve pa posedim të patentës së mjetit dhe pa posedim të certifikatës së shoferit të autotaksisë.