Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë në mandat teknik dhe kryetar i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS), Ivica Daçiq, ka thënë se Serbia nuk ka ndërmend të bëjë luftë, por nëse do të donte – “As një milion raketa Javelin nuk do ta ndihmonin Kosovën”.
Në emisionin Pink TV, ai ka komentuar edhe njoftimin e ambasadorit amerikan Christopher Hill se Shtetet e Bashkuara do të dorëzojnë sistemet antitank “Javelin” në Kosovë.
Sipas Daçiqit, është koha që Serbia të vendosë nëse Kosova është çështje e saj kombëtare apo jo.
Ai kritikoi Kishën Ortodokse Serbe (KPS) për refuzimin e pranimit të vizitës së Papës në Serbi, sepse beson se ndikimi i Vatikanit është jashtëzakonisht i rëndësishëm në botë, duke theksuar se Vatikani (deri më tani) nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. .
“KPS duhet të reagojë në lidhje me vizitën e Papës, sepse është e rëndësishme të mbahet mbështetja e Vatikanit”, tha Daçiq.
Ai shtoi se rreth kësaj çështjeje duhet të arrihet homogjeniteti kombëtar.