MPB: I rremë denoncimi për “bombë” në ndërtesën e Bankës Popullore!


MPB-ja njofton se ka qenë i rremë denoncimi për bombë në ndërtesën e Bankës Popullore të RMV-së.

Sipas tyre, falë protokolleve për siguri nga viti i kaluar për institucionet që implementohet edhe nga BPRMV-ja, siguria është garantuar në shkallë të lartë.

“Sot (13.01.2024) pas denoncimit për “bombë”, nga ana e Njësisë për Antiterrorizën pranë Byrosë për Siguri Publike janë bërë kontrollet e nevojshme dhe është konstatuar se bëhet fjalë për denoncim të rremë. U bëjmë thirrje qytetarëve që të mos shqetësohen. Institucionet kanë për obligim t`i ndjekin dhe implementojnë në tërësi masat e Qeverisë dhe në këtë mënyrë ta përforcojnë sigurinë e objekteve të tyre” – thuhet në komunikatën e MPB-së.